Shënohen dy viktima dhe mbi 1600 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, bëri të ditur se janë regjistruar 2 viktima dhe 1.603 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 3.964 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 40.43.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1.792 pacientë.

Nëse krahasohet me një ditë më parë, në Kosovë ka një rënie të infektimeve, për shkak se të mërkurën autoritetet shëndetësore raportuan për 1.853 raste të reja.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 10.639.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit