Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në Greqi, uji i rrëmbyeshëm merr para bariun 69-vjeçar

Mos i humb

Greqia është përfshirë prej ditësh nga moti i keq, ku sipas raportimeve të fundit është shënuar edhe viktima e parë.

Sipas CNN Greece, një bari 69-vjeçar është viktima e parë e përmbytjeve dhe motit ekstrem në Greqi.

Alarmi për zhdukjen e tij u dha pasi makina e tij u gjet e braktisur, ndërsa pas disa orësh trupi i tij u gjet në zonë e Mesochoria, shumë larg saj.

Pak më parë, u gjetën pjesë të makinës, që ai përdorte.

Në veçanti, u gjet dera dhe pjesët e tjera që tregojnë se automjeti është shkatërruar plotësisht.

Mediat fqinje kanë publikuar pamje të ujërave të rrëmbyeshëm, që i morën jetën tragjikisht 69-vjeçarit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit