Shërbeu si ushtar në Kosovë, deputeti gjerman plagos dy policë pasi i ndërpresin festën private

Mos i humb

Deputeti i shtetit gjerman, Daniel Freiherr von Lutzow mund të jetë në shënjestër të sistemit të drejtësisë penale për shkak të përfshirjes në një festë në Cottbus që shkeli rregullat e pandemisë.

Sipas informacioneve të gazetës Postdamer, politikani 46-vjeçar tani po hetohet si i dyshuar sepse thuhet se ka kërcënuar zyrtarët e policise.

Siç është raportuar, kishte pasur sulme nga të ftuar agresivë kundër zyrtarëve të policisë, kur këta të fundit shkuan të ndalonin festën e ditëlindjes me nëntë pjesëmarrës më 27 dhjetor.

Dy oficerë u plagosën lehtë. Policia ishte thirrur nga fqinjët për zhurmë shqetësuese.

Kujtojmë se deputeti gjerman ka shërbyer në Kosovë si ushtar gjatë viteve 1999-2000.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit