Sherifi, Veselit: Nuk lindin të gjithë të ditur sa të bëhen kryetar Kuvendi si ju

Mos i humb

 

 

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit ka nisur me një orë vonesë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kërkuar rrëzimin e qeverisë pasi sipas saj nuk i kanë numrat t’i votojnë as projektligjet.

“Si keni numrat një projektligj me votu e lë më marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Haxhiu.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka polemizuar duke kërkuar nga opozita t’i bëjnë numrat dhe ta rrëzojnë qeverinë.

“Unë kur e kam nis e kam kry, niseni shikoni a po mundeni me kry, nuk mbajta inat vetëm thash se opozita është e dobët”, është shprehur Veseli.

Ndërsa deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se rrëzimi i qeverisë së kaluar është meritë e partisë së tij po ashtu edhe e VV-së.

“Rrëzimi i qeverisë ka qenë meritë e jona ne e kemi nisë, po ashtu është meritë edhe e VV-së që u rrëzu ajo qeveri, mbaj ti tuat boll të dalin”, ka thënë Sherifi, shkruan lajmi.net. Pas këtij reagimi Veseli e ka quajtur Sherifin të ‘menqur’.“Nuk lindin të gjithë aq të ditur sa të bëhen kryetar Kuvendi si ju”, ka qenë përgjigja e Sherifit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit