Sherr me sende të forta mprehëse në Berat, 28-vjeçari plagos djalin e xhaxhait

Mos i humb

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri për motive të dobëta mbrëmë në Berat. Ngjarja ndodhi në lagjen Kushtrim, rreth orës 22:15.

28-vjeçari Nëntor Keci akuzohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me send të forte mprehës në trup, djalin e xhaxhait, Shpëtim Keci.

Ky i fundit pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat, u transferua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Keci tashmë ndodhet pas hekurave për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

NJOFTIMI I POLICISE
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.K, 28 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Kushtrim”, Berat, për motive të dobëta,  ka goditur me send të mpreht në trup, shtetasin  Sh.K, 28 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat.

Shtetasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas në gjëndje të rëndë, u shoqërua për mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit