Sherri Sula-Çollaku, Berisha: Lulzim ‘pengu’ nuk është opozitë, provokime të ulëta

Mos i humb

Në konferencën e sotme për gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha u pyet dhe për situatën që u krijua mes deputetëve të opozitës pas bllokimit të punimeve të Komisionit për Çështjet Europiane.

Ai u shpreh se “është mëkat ta quash Lulzim Bashën opozitë”, duke nënkuptuar kështu se deputeti Kreshnik Çollaku ishte ai që provokoi një përplasje të tillë me Dashnor Sulën.

Të quash opozitë Taulant Ballën, mos bëj gabim! Lulzim Basha më së paku është identik me të. Gazetari britanik tha se Bashës ja mbylli dosjen e ëmbëlsirave ruse një zyrtar i lartë amerikan, ja mbylli McGonigal.

Më thoni një rast të vetëm që kur ka dalë skandali që Lulzim Basha të jetë shprehur.

Nuk kisha asnjë dyshim dhe e falenderoj gazetarin se kanë bërë një hetim të jashtëzakonshëm, u tha shqiptarëve të vërtetën.

Nuk e shqipëronte emrin e tij. T’u thuash shqiptarëve se Lulzim Pengu është opozitë bëni një mëkat, ua them me sinqeritet.

Deputetët e opozitës janë në protestë, asnjë nuk ka të drejtëe t’i provokojë ata. Po pse janë në protestë? Para së gjithash, për të drejtat kushtetuese, dinjitetin e tyre.

Çdo deputet që i provokon është provokator i ulët. Protesta nëse s’merr pjesë, respektohet. Në moral e në kod respektohet.

Ata deputetë që provokojnë kolegët e tyre, për një kauzë absolute të drejtë, janë provokatorë të ulët.

Sigurisht s’jam për asnjë skenë, ju e patë herën e fundit që morëm karriget në Parlament.

Nuk duhet të komentojmë në mënyrë të atillë që qytetarët të thonë se ç’po ndodh, duhet të kenë një vlerësim maksimal për ta që prej një muaji protestojnë. Duhet të dijmë të interpretojmë.

Prapa grumbullit të karrigeve duhet të shohin feniksin që ngrihet, një mur kështjelle që ngrihet për të mbrojtur të drejtat”tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit