Shifra rekord në Kosovë/ Në 24 orë identifikohen mbi 4 mijë raste të reja me COVID-19

Mos i humb

Janë rritur ndjeshëm rastet e reja me koronavirus në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se gjatë 24 orëve janë identifikuar 4, 397 të infektuar nga 16,307 teste të kryera.

Ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë. Sakaq numri total i rasteve aktivë ka arritur në 25, 458 qytetarë.

26 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës.

Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 65.147 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 16.307 testime, 4.397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333.

Në total numri i rasteve aktive është 25.458.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit