Mbi 40 mijë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Brazil ndërsa 1175 kanë humbur jetën.
Siç raporton Reuters, Brazili që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 20.026.533 të infektuar me koronavirus.
Sa i përket personave që kanë humbur jetën nga Covid-19, në Brazil janë të regjistruar 559.607 të tillë, duke u bërë kështu ky vend i dyti në botë për nga numri i viktimave.
Ndryshe pas shfaqjes së variantit Delta, në shumë vende të botës kanë filluar të ashpërsohen masat dhe të rriten thirrjet për vaksinim në veçanti në vendet e varfra.


