Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas rreth 12 mijë testimeve.

Raste të vdekjes nuk janë regjistruar në 24 orët e fundit, derisa janë shëruar 357 pacientë. Në total, numri i rasteve aktive është 15 mijë e 245.

“Nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247. Në total numri i rasteve aktive është 15.247”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.