Shifra të larta në Kosovë, 14 të vdekur dhe 639 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Mos i humb

14 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe janë regjistruar 639 raste të reja me këtë virus. Në 24 orët janë kryer 1,565 testime.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se “gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,565 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 639 raste pozitive”.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit