Shifra të larta në Kosovë: 645 raste të reja dhe 12 të vdekur

Mos i humb

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 645 raste pozitive nga 1.542 teste të kryera për të dyshuar.

Ndërkaq, edhe 12 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 raste (88, 75 vjeç), Deçan 1 rast (85 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Mitrovicë 1 rast (53 vjeç), Prishtinë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç), Shtime 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 34.940 raste nga 132.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërsa numri imviktimave ka shkuar në 926.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.618.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit