Shiu eliminon zjarret në Kukës

Mos i humb

Reshjet e shiut që nisën pasditen e së mërkurës në Kukës kane bërë të mundur edhe shuarjen e zjarreve.

Komisionit i Mbrojtjes Civile Kukës bën të ditur sot se si rezultat i reshjeve të shiut të rëna në Qarkun Kukës vatra e zjarrit në Majën e Rrunës(Laku i  mollave) po verifikohet nga specialistët e pyjeve të bashkisë Kukës dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm në marrjen e masave.

Aktualisht njoftohet se nuk ka vatra zjarri por në disa pjesë ka trungje të thyera dhe të pashuara që po nxjerrin tym. Megjithatë, sipas Mbrojtjes Civile ato nuk përbëjnë rrezik për riaktivizimin e vatrave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit