
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me shkarkimin e prokurorit të krimeve të rënda, Përparim Kulluri.
“Përparim Kulluri është rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me veting.” shkruan Salianji ndërsa shton se kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi!
Postimi i plotë:
Përparim Kulluri është rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me veting.
Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafaj nga akuza e trafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të Brendshëm.
Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi!
Ne nuk harrojmë!


