Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele

Mos i humb

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi mungesë burimesh për blerjen e një apartamenti, dyshime për veprime korruptive dhe probleme me profesionalizmin.

Problem mbetet edhe gjendja shëndetësore, pasi gjyqtari Çepele vuan nga një sëmundje që i vështirëson aktivitetin fizik.

Albano Çepele e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 në Gjykatën e Tropojës dhe ka punuar më së shumti si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.

Në prill të vitit 2014, Çepele u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas një inspektimi që zbuloi shkelje të ligjit dhe 34 çështje gjyqësore të zvarritura.

Çepele u rikthye në detyrë në vitin 2016, pasi një vendim i Gjykatës së Lartë e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit