Është shkatërruar një dron (UAV) në jug të Arabisë Saudite i lëshuar nga rebelët Huthi në Jemen të mbështetur nga Irani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga forcat e koalicionit thuhet se një dron i ngarkuar me bomba u lëshua në rajonin Khamis Mushayt në pjesën jugperëndimore të vendit.
Më tej thuhet se droni në fjalë u neutralizua nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore.
Në deklaratë thuhet se Huthit vazhduan të synonin civilët dhe forcat e koalicionit morën masat e nevojshme kundër tyre. Ky ishte droni i dytë i shkatërruar në 24 orët e fundit i lëshuar në Arabinë Saudite nga Huthit në Jemen.
Huthit nuk kanë bërë ende asnjë deklaratë për këtë çështje.
Në Jemen, ku paqëndrueshmëria politike ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, ekzistojnë përleshje midis rebelëve Huthi dhe forcave të lidhura me qeverinë.
Rebelët Huthi që nga shtatori 2014 kanë kontrolluar kryeqytetin Sana dhe disa rajone ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që nga marsi 2015 kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër Huthive.
Huthit e mbështetur nga Irani synojnë shpesh rajonet jugore të Arabisë Saudite me raketa balistike dhe me dronë.


