Etiopi, 4.5 milionë civilë të prekur si pasojë e konflikteve

Mos i humb

Të paktën 4.5 milionë civilë u prekën nga përplasjet e vazhdueshme midis anëtarëve të Frontit Çlirimtar të Popullit Tigray (TPLF) dhe forcave të sigurisë në veri të Etiopisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Paqes në Etiopi, Muferiat Kamil lidhur me ndikimin e konflikteve në veri të vendit tek civilët tha se 4.5 milionë njerëz u prekën negativisht nga konfliktet e vazhdueshme për shkak të sulmeve të anëtarëve të TPLF.

Ai theksoi se përveç rajonit Tigray, ku është qendra e konfliktit, 500 mijë njerëz u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre në Amhara dhe në Afar. Kamil shtoi se janë kryer sulme kundër civilëve.

Kamil tha se anëtarët e TPLF në rajonin Afar vranë më shumë se 200 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

Duke theksuar se qeveria shpalli një armëpushim të njëanshëm për shkak të situatës humanitare, por TPLF nuk u pajtua me këtë, Kamil tha se vetëm në rajonin Amhara 1.2 milionë njerëz u strehuan në kampe.

Edhe pse ushtria etiopiane arriti sukses të pjesshëm në operacionin e nisur kundër rebelëve në nëntor 2020, ajo u tërhoq nga kryeqyteti i Tigray-it, Mekelle më 28 qershor, me arsyetim të situatës humanitare.

Duke shpallur një armëpushim të njëanshëm, qeveria kundërsulmoi pas okupimit të shpejtë të TPLF-së në veri të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit