Shkenctari Greaves zbulon barin që shëron leuçeminë deri në 90 për qind!

Mos i humb

Shkencëtari Mel Greaves e ka një qëllim shumë të thjeshtë në jetë. Ai po përpiqet ta bëjë një pije të ngjashme me jogurtin për ta parandaluar zhvillimin e leuçemisë te fëmijët.

Edhe pse për shumë njerëz kjo ide është ekscentrik sepse karcinomët zakonisht nuk munden aq lehtë, profesori Geaves është i bindur se kjo është e mundur dhe duke marrë parasysh eksperiencën e tij, hulumtuesit i kanë marrë seriozisht idetë e tij, shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”.

Greaves tashmë tri dekada po hulumton leukeminë e fëmijëve në Institutin për hulumtimin e kancerit në Londër. Para disa ditësh është publikuar se e ka marrë titullin e kalorësit për hulumtime dhe zbulime në këtë fushë.

“Tashmë 30 vjet jam i preokupuar me arsyen përse fëmijët sëmuren prej leukemisë. Tani për herë të parë kam përgjigje në këtë pyetje, që do të thotë se mund të fillojmë të mendojmë se si ta parandalojmë leukeminë. Kështu kam ardhur në ide për këtë pije”, ka shpjeguar ky shkencëtar.

Gjatë viteve të 50’ta të shekullit të kaluar, leukemia akute limfoblastike, prej të cilës në Britani të Madhe sëmuret një nga 2.000 fëmijë, ka qenë vdekjeprurëse. Sot mund të shërohen 90 për qind të rasteve, edhe pse shërimi është toksik dhe lë efekte anësore shumëvjeçare.

Bëhet fjalë për një problem akut. Nga arsyet e kuptueshme, prindërit i përdorin facoletat antiseptike, sapunë antibakteriale dhe mjetet e ndryshme për dezinfektim. Papastërtia është çrrënjosur nga shtëpitë tona. Përveç kësaj, gjithnjë e më pak fëmijë ushqehet me gji, por janë në rënie edhe kontaktet me fëmijë tjerë. Për këtë zvogëlohet kontakti me mikrobe. Kjo i ka përparësitë e veta por edhe të meta.

Fëmijët e vegjël më nuk janë të ekspozuar mikrobeve dhe infeksioneve si dikur, gjë që e bënë sistemin e tyre të pazhvilluar.

“Kur një fëmijë i tillë i ekspozohet infeksioneve të thjeshta, sistemi i tij imunitar nuk reagon normalisht, kështu zhvillohen të kallura kronike”, thekson Greaves.

“Duhet ta gjejmë mënyrën ta ri konstruktojmë mikrobiomet te fëmijët. Kështu ne e quajmë bashkësinë e mikrobeve. Gjithashtu duhet të kuptojmë cilat janë llojet më të rëndësishme të mikrobeve për përgatitje të sistemit imunitar të fëmijës”, ka thënë ai.

Për këtë arsye Greaves tani eksperimenton me minj për ta zbuluar cilat janë mikrobe më të mira për stimulimin e sistemit imunologjik të tyre. Për dy apo tri vjet mund të pasojnë testet edhe te njerëz.

“Qëllimi është të gjenden gjashtë apo ndoshta dhjetë lloje të mikrobeve të cilët do ta kthenin mikrobiomin e fëmijës në nivelin shëndetësor.

Ky koktej i mikrobeve mund të merret si pije e ngjashme me jogurtin, e përshtatur për fëmijët e vegjël. Kjo mund ta parandalojë jo vetëm leukeminë e fëmijëve  por edhe gjendjet siç janë diabeti i llojit 1 dhe alergjisë të cilat janë gjithashtu në rritje në civilizimin bashkëkohor”, ka përfunduar Greaves.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit