Shkoda përgatit Karoq RS më të fuqishëm!

Mos i humb

Prodhuesi çek i veturave ka plane ambicioze për vitin 2019, dhe përveç ridizajnimit të Superba, dhe fillimit të prodhimit të “Golf Scala”, ka ndërmend të paraqesë versionin sportiv të Crossoq Karoq.

Pas rishikimeve pozitive për versionin e parë sportiv të SUV Kodiaq RS, këtë etiketë do ta mbajë gjithashtu edhe një model më i vogël. Sidoqoftë, Karoq RS do të ketë kuaj fuqi më mbresëlënës. Spekulohet se do të ketë motor 2.0-litra TSI me 300 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Pas kësaj, Shkoda mund të zgjerojë familjen e saj të RS nga Octavia, Kodiaq dhe Karoq në modele të tjera dhe përsëri të kthehet Fabia RS, dhe nuk ka dyshim se së shpejti do të ketë edhe një model Scala RS, e cila bazohet në konceptin sportiv Vizioni RS.

Në ndërkohë, Karoq RS ka gjasa të debutojë në shtator 2019 në panairin e veturave në Frankfurt, pasi më herët në Gjenevë do të prezantohet crossover i ri më i vogël dhe Superb i ridizajnuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit