Greqia është tronditur nga ngjarja e rëndë e ditëve të fundit ku një vajzë e re u vra nga i dashuri.
Më saktë ai e hodhi atë nga shkëmbi pas një zënke pasi kishin ngatërruar rrugën për faj të saj.
Nëna dhe babai i 26-vjeçares u kanë kërkuar të respektojnë zinë për humbjen e të bijës.
Ai është vrasës, ai e vrau atë.
Një vajzë që lexoi përgjatë gjithë jetës dhe nuk bëri asgjë tjetër.
Shkoi me pushime për herë të parë ne jetën e saj”, tha babai.
Ndërkohë fqinjët janë shprehur të çuditur nga kjo ngjarje dhe nuk e besojnë akoma.
“Është për të ardhur keq që një vajzë e re të largohet nga jeta kaq padrejtësisht.
Ajo ishte një vajzë kaq e mirë.
Nuk mundem ta besoj këtë”, u shpreh një fqinje që e njihte 26-vjeçaren që të vogël.


