
Pas lajmit të publikuar nga “BalkanWeb”, Ministria e Mbrojtjes dërgoi urgjent një ekip EOD (explosive ordnance disposal) të Forcave të Armatosura në bashkinë e Pukës, ku një ditë më parë punonjësit e gjelbërimit gjetën një predhë 120 mm.
Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e Forcave të Armatosura zbuluan 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.







