Shkollat Maarif përgatiten t’i hapin dyert në Sarajevë

Mos i humb

Shkollat Maarif në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë, të hapura nga Fondacioni Maarif i Turqisë (TMV), të cilat përgatiten të nisin procesin arsimor në muajin shtator, kanë filluar me punësimin e mësimdhënësve që do të punojnë në këto shkolla.

Shkollat Maarif, të cilat filluan regjistrimin e nxënësve në BeH në muajin maj dhe për të cilat është shfaqur kërkesë e madhe, pritet t’i hapin dyert për vitin akademik 2018-2019.

Koordinatori i TMV-së për Ballkanin, Salih Sağır, i cili foli në lidhje me intervistat e sotme për punësimin e mësimdhnësve, rikujtoi se fondacioni i themeluar në vitin 2016 është institucioni i vetëm turk i autorizuar për aktivitete arsimore jashtë vendit në emër të Republikës së Turqisë.

Ai tha se në BeH arsimi do të zhvillohet që nga niveli parashkollor deri në atë të mesëm.

“Brenda një jave kemi pranuar afër 600 aplikime për mësimdhënës dhe personel adiministrativ. Së bashku me ekspertët tanë që kanë ardhur nga Stambolli dhe krerët e departamenteve, prej katër ditësh jemi duke punuar intensivisht për të bërë përzgjedhjet. Përpiqemi të jemi shumë të kujdesshëm, pasi arsimtarët janë nga faktorët më të rëndësishëm të arsimit”, tha Sağır.

Sağır njoftoi se arsimi në Shkollat Maarif në BeH është përgatitur sipas modelit arsimor lokal, ndërsa krahas kësaj do të zbatohet edhe modeli i Kembrixhit.

“Përveç boshnjakishtes dhe anglishtes, nxënësit do të mësojnë edhe gjuhën turke”, theksoi Sağır, duke shtuar se këto tri gjuhë do të jenë në nivel të komunikimit, pasi, siç tha, ekzistojnë pritshmëri në këtë drejtim.

“Njerëzit na pyesin nëse do të jenë në gjendje ta mësojnë turqishten apo të flasin në gjuhën angleze”, shtoi ai.

Sağır më tej tha se punimet i kryejnë së bashku me ekspertë në fushën e arsimit dhe theksoi se bëjnë përpjekje që niveli i arsimit të Turqisë të ngritet në edhe më të lartë.

“Të rinjtë që do të diplomohen në shkollat tona tanimë do të punojnë në institucione të Turqisë dhe si referencë do të mund ta vendosin TMV-në”, u shpreh Sağır.

Përparësitë e nisjes së aktiviteteve arsimore në BeH janë se tanimë njerëzit e njohin TMV-në, tha Sağır.

“Njerëzit kanë njohuri për TMV-në. Mund ta shohin atë në çdo vend në billborde, televizor, apo reklama. Nga ky aspekt, ne do t’i shfrytëzojmë përparësitë tonë në mënyrën më të mirë”, u shpreh Sağır.

Ndërkohë, kreu i Departamentit të Burimeve Njerëzore të TMV-së, Abdullah Serenli, tha se nga rreth 370 aplikime për punësim në kuadrin arsimor, 130 persona janë ftuar për intervsitë, e cila është zhvilluar në gjuhët boshnjake, turke dhe angleze.

“TMV ushtron aktivitete në shtatë kontinente të botës. Kemi shkolla në 24 shtete, ndërsa ky do të jetë i 25-ti”, theksoi Serenli.

Kampusi ku shkolla e fondacionit do të veprojë gjendet në afërsi të qendrës së kryeqytetit boshnjak dhe është marrë me qira nga Bashkësia Islame e BeH-së. Kampusi përfshin katër ndërtesa, sallën sportive dhe mensën./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit