Shkon në 18 numri i viktimave nga rrëzimi i helikopterit në Kiev

Mos i humb

Ka shkuar në 18 numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit në Brovary ku humbi jetën edhe ministri i brendshëm ukrainas. Oleksiy Kuleba, guvernatori i rajonit të Kievit, ka thënë se tre fëmijë janë në mesin e 18 të vdekurve.

As a result of a helicopter crash in Brovary Minister and Deputy Minister of Internal Affairs of Ukraine died. Emergency Service helicopter crashed at local kindergarten. 16 dead, two of them children. Terrible tragedy. pic.twitter.com/KiKR5ItDoI

— Maria Avdeeva (@maria_avdv) January 18, 2023

“Tragjedi në Brovary. Numri i viktimave ka shkuar në 18,  duke përfshirë tre fëmijë. 29 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre 15 fëmijë.  Të gjitha shërbimet e urgjencës janë në vend,” tha ai në një postim në Twitter.

Ndërkohë në mediat sociale janë postuar video të momentit të rrëzimit të avionit. Pamjet pak pas aksidentit tragjik tregojnë se helikopteri kishte shpërthyer në flakë e zona ishte e mbuluar nga tymi.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit