Shkon në Kuvend ligji që shndërron RTK në ndërmarrje publike

Mos i humb

Me katër vota pro, katër kundër dhe dy abstenime është miratuar dhe proceduar në Kuvend pa përkrahjen e komisionit amendamenti që e rendit RTK, në rendin e ndërmarrjeve publike.

Para votimit, deputetët diskutuan lidhur pse duhet apo jo RTK-në, të renditen në këtë amendament.

Nait Hasani, kryetari i komisionit, arsyetoi amendamentin duke thënë se me këtë renditje do të vendoset që të vendoset një kufizim për rrogën më të lartë dhe më të ultë në RTK.

” Askujt nuk ia përcaktojmë pagën, por duhet të kërkohet nivelizimi i pagës. Të gjitha ndërmarrjet që financohen nga buxheti i shtetit, iu caktohet paga, nuk mundet me kaluar pagën e presidentit. RTK, nga buxheti i shtetit merr 12 milionë euro. Nuk po kërkojmë që ne ta zgjedhim stafin. Nuk përcaktojmë se kush do të iu zgjedhë juve, mirëpo vetëm po themi që pagat në RTK më e madhe dhe më e ultë të jetë 1 me 7″, tha Hasani.

Kundër këtij amendamenti ishte deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, e cila ka reaguar për mos hedhjen në votim të propozim amendamentit.

“Është shtuar pa vota, nuk e kemi hedhë në votim. Mendoj që nuk ka një shtet demokratik që e vendos brenda”, tha Izmaku.

Edhe deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ishte kundër këtij amendamenti. Ai propozoi që amendamenti për nivelizimin e pagës në RTK të rregullohet me Ligjin për RTK.

“Mendoj që RTK-në, duhet me u heqë prej ligjit të pagave. Përkrahë fuqishëm me iu caktuar praga, por kjo duhet të bëhet me Ligjin për RTK-në”, është shprehur Selmanaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit