“Shkrepi armën i dehur”, si plagosi 32-vjeçari të dashurën e tij në hotelin në Durrës

Mos i humb

DURRËS-Detaje të reja janë mësuar në lidhje me plagosjen e 23-vjeçares në një hotel në Durrës. Mësohet se autori Fatbardh Dervishi alias Doda, kishte disa ditë që ishte kthyer nga Spanja.

Ai dhe e plagosura Edis Koroveshi ishin në një lidhje dashurie. Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari e ka shkrepur armën aksidentalisht pasi ka qenë në gjendje të dehur. Për pasojë e reja ka marrë një plumb në shpatull.

E reja ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nderkaq policia ndodhet në vendngjarje duke bërë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit