Shkrimtari izraelit Miko Peled: Të ndalohet kolonizimi i Palestinës

Mos i humb

Aktivisti paqësor dhe shkrimtari izraelit Miko Peled, njëherësh djal i një ish-gjenerali izraelit, ka kritikuar ashpër planin e presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, duke theksuar se tani është mjaft e qartë se është i nevojshëm një plan alternativ për të garantuar një zgjidhje të vërtetë për t’i dhënë fund kolonizimit shumëvjeçar të Palestinës.

“Sipas një plani të ri, Palestina do të bëhej një vend i vërtetë demokratik nga një shtet i aparteidit, dhe brenda kësaj, duhet të mundësohet e drejta e kthimit të palestinezëve”, tha Peled në një intervistë për Anadolu Agency (AA), duke shtuar se çdo plan paqeje duhet të përfshijë një refuzim të plotë dhe pa hamendje të cionizmit.

“Cionizmi është një ideologji raciste që ka prodhuar një regjim të rrezikshëm, të dhunshëm dhe racist. Ashtu si fashizmi dhe aparteidi para tij, cionizmi duhet të refuzohet, qartë dhe pa hamendje”, tha Peled, duke theksuar se paqja midis palestinezëve dhe izraelitëve nuk mund të vendoset për sa kohë që ekziston cionizmi.

Ai theksoi se politikanët izraelitë duan që me inxhinieri demografike të rrumbullakojnë dhe të krijojnë një shtet etnikisht të pastër të Izraelit pa praninë e palestinezëve dhe komuniteteve të tjera.

“Siç argumenton aktivistja dhe shkrimtarja Orly Noy, inxhinieria demografike ka qenë themeli i cionizmit që në ditët e para të themelimit të Izraelit. Cionizmi gjithashtu nuk është në gjendje të pranojë idenë themelore të dhënies së shtetësisë për palestinezët”, tha ky aktivist.

– “Në SHBA, cionizmi konsiderohet diçka heroike”

Ai theksoi se disa fushata të caktuara publike në Shtetet e Bashkuara kanë arritur ta portretizojnë këtë ideologji raciste si diçka heroike dhe madje romantike.

“Kjo fushatë i ka ofruar cionizmit mbështetje dhe respekt të madh në SHBA. Në të njëjtën kohë, palestinezët dhe udhëheqësit e tyre janë etiketuar si terroristë, vetëm pse nuk pranojnë të ndalojnë luftën për të drejtat e tyre dhe kështu të kapitullojnë plotësisht para kolonizatorëve të tyre”, tha ai.

Ai rikujton se në planin e Trumpit thuhet qartë se shteti i Izraelit ka qenë gjithmonë një kujdestar i mirë i Kudsit.

“Megjithatë, shikuar historikisht, hebrenjtë nuk e kontrolluan Kudsin për një kohë të gjatë, sepse disa të tjerë dhanë një kontribut shumë më të madh në zhvillimin e këtij qyteti. Parashtrohet pyetja, si Izraeli ishte një rojtar i mirë i Kudsit? Qyteti sot është i ndarë, kurse komunitete të ndryshme, madje edhe hebreje, sillen në mënyrë armiqësore me njëri-tjetrin”, tha Peled.

– “Kudsi me dekada është ekspozuar ndaj spastrimit etnik”

Ai gjithashtu vuri në dukje se Kudsi për dekada me radhë ka qenë i ekspozuar ndaj një fushate famëkeqe dhe sistematike të spastrimit etnik.

“Lagje të tëra palestineze kanë mbetur pa banorët e tyre dhe më pas janë rrafshuar me tokën. Popullsia autoktone e qytetit, përfshirë palestinezët dhe pakicën e hebrenjve ultra-ortodoksë, janë degjeneruar, varfëruar dhe diskriminuar në masë të madhe. Miliona palestinezëve që kërkojnë të luten në Kuds madje u është ndaluar hyrja në qytet dhe ata që vijnë u nënshtrohen masave degraduese nën maskën e sigurisë”, tha shkrimtari izraelit.

Ai shpjegoi se Gaza më parë gjatë historisë ishte një qytet mjaft i zhvilluar, i njohur gjithashtu si qendër e tregtisë dhe arsimit.

“Ndryshime të rëndësishme për njerëzit në Gaza megjithatë nuk do të ndodhin derisa të ketë armëpushim me Izraelin, demilitarizim të plotë të Gazës dhe një sistem qeverisjeje që lejon komunitetin ndërkombëtar të investojë në mënyrë të sigurt dhe të qetë në projekte që nuk do të shkatërrohen nga konfliktet e reja. Mirëpo izraeli e ka shndërruar Gazën në një burg në të hapur dhe kushtet në atë burg janë gjithnjë e më të vështira. Palestinezët në Rripin e Gazës janë të ekspozuar ndaj vdekjes graduale dhe të dhimbshme në mënyra të ndryshme, duke përfshirë mungesën e ujit, ushqimit dhe ilaçeve”, tha Peled.

Ai theksoi se plani i Trumpit për Lindjen e Mesme synon t’u mundësoj hebrenjve të çlirohen plotësisht nga palestinezët që aktualisht jetojnë në vende të caktuara brenda Izraelit.

“Plani i Trumpit gjithashtu përfshin një segment të frikshëm mbi të ardhmen e palestinezëve izraelitë. Qeveria cioniste dhe milicia nuk kishin asnjë qëllim në vitin 1948 që palestinezët të mbeten në territorin e Izraelit. Me kalimin e viteve, Izraeli ka provuar vazhdimisht t’i largojë ata, me masakrat si në Kafr Qassem, përmes ligjeve të frikësimit dhe diskriminimit, por me një sukses të vogël. Ajo që dikur ishte ideja e shprehur vetëm nga cionistët më ekstremistë djathtistë, domethënë që Izraeli të heqë qafe qytetarët e saj palestinezë, tani është pjesë e planit të propozuar nga Trump”, tha Peled.

– “Të mundësohet kthimi i refugjatëve palestinezë në territorin e tyre”

Sipas mendimit të tij, çdo marrëveshje paqeje midis Palestinës dhe Izraelit duhet të mundësojë që refugjatët palestinezë të kthehen në territorin e tyre.

“Pesë milionë palestinezë vuajnë sot në kushte çnjerëzore brenda dhe përreth Palestinës thjesht sepse Izraeli nuk i lejon ata të kthehen në territorin e tyre. SHBA ka miratuar një narrativë cioniste që akuzon vendet e tjera për çështjen e refugjatëve palestinezë. Ajo që duhet të jetë absolutisht dhe pa hamendje e qartë është se Izraeli është përgjegjës për shkaktimin e problemit të refugjatëve dhe për këtë arsye duhet të lejojë, madje dhe të paguajë për këtë çështje”, tha aktivisti.

Ai gjithashtu theksoi se palestinezët nuk kanë nevojë për udhëzime dhe mbrojtje nga presidenti Trump, i cili, siç tha, përdor disa iniciativa paqësore vetëm për qëllime zgjedhore.

“Për më tepër, palestinezët kanë një nga nivelet më të larta të arsimimit në botë. Izraeli dhe SHBA nuk janë ata që do t’u mbajnë atyre leksione. Këto janë dy qeveritë që karakterizojnë racizmin dhe dhunën. Koha do të tregojë se si nismat e tyre të fundit do të ndikojnë në fushatat elektorale të Benjamin Netanyahut dhe Donald Trumpit. Ajo që është e qartë është se realiteti për palestinezët nuk do të përmirësohet ndjeshëm derisa cionizmi të dënohet qartë, të vendoset një hartë që do të shpie në vedosjen e një shteti demokratik palestinez dhe të lirë dhe derisa nuk lejohet kthimi i refugjatëve palestinezë në atdheun e tyre”, tha Peled, duke përsëritur se çdo formë e kolonizimit të palestinezëve duhet të ndalet.

Në paraqitjet e tij publike, Miko Peled haptas kundërshton masakrat izraelite ndaj palestinezëve, duke argumentuar se ajo që bën ushtria izraelite në Gaza lirisht mund të quhet “gjenocid”.

Ai lindi në Kuds në vitin 1961 në një familje të njohur cioniste. Babai i tij, Matti Peled, ishte një oficer i ri në luftën e vitit 1948, si dhe një gjeneral në Luftën Gjashtëditore të vitit 1967, kur Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, Gazën, Lartësitë e Golanit dhe Sinain.

Ai është autori i librit “Biri i Gjeneralit”, në të cilin ai rrëfen përvojën e tij dhe tregimet e babait të tij. Ai në libër bën të qartë se “Izraeli ësht

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit