Shkrumbohet banesa pranë “Shkëmbit të Kavajës”, policia jep detajet e para

Mos i humb

Një banesë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në një pallat pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës.

Sipas policisë në momentin e zjarrit banesa nuk ka pasur njerëz brenda, dhe dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

NJOFTIMI

Më datë 26.07.2021, në orën 07:50, në lagjen nr.13, te Shkëmbi i Kavajës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në një banesë në katin e 3-të, të një pallati në të cilën nuk kishte persona brenda. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit