Shkup, lutje për ushtarët turq të martirizuar në Idlib

Mos i humb

Besimtarët muslimanë në Shkup gjatë namazit të xhumasë lexuan pjesë nga Kur’ani si dhe u lutën për ushtarët turq që mbrëmë u martirizuan në Idlib të Sirisë nga ana e regjimit.

Hatibi dhe vaizi i xhamisë së Murat Pashës, Sulejman Baki në fjalimin e tij gjatë hutbes së xhumasë tha se martirizimi është një ndër nivelet më të larta në Islam. “Këto ditë janë ditë shqetësuese. Kurdo që muslimanët kanë një natë të bekuar, kandil, bajram, ose ramazan dikush lufton për ta helmuar këtë ditë të muslimanëve”, tha ai.

Ai theksoi se shteti mik, Republika e Turqisë është duke zhvilluar luftë të drejtë në Idlib.

“Regjimi i pabesë dhe mizor i Assadit dhe me mbështetjen e Rusisë është duke derdhur gjakun e muslimanëve. Është duke u zgjatur dorë në nderin e muslimanëve. Atje masakrohen muslimanët, sirianët”, u shpreh Baki, duke shtuar se e vetmja gjë që mund të bëjnë është të dërgojnë lutjet e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit