Shkup, prezantim publik i projekt stategjisë për zhvillim kulturor

Mos i humb

Ministria e Kulturës e Maqedonisë sot në Muzeun e artit bashkëkohor mbajti prezantim publik të projekt-strategjisë për zhvillim kulturor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018-2022 dhe projekt-planit aksional për vitin 2018.

Në prezantimin para të pranishmëve u adresua ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, i cili theksoi se këto dy dokumente strategjike janë bazë solide në zbatimin e politikave të reja kulturore në pesë vitet e ardhshme, duke shtuar se për një periudhë prej tre muajve janë realizuar 15 takime dhe debate me qindra përfaqësues dhe punonjës në sferën e kulturës nga mbarë Maqedonia.

“Gjendja në kulturë në çdo aspekt është dëshpëruese. Do të na nevojiten përpjekje mbinjerëzore që të nisim rrugën e rimëkëmbjes dhe progresit. Është detektuar një potencial fantastik në mes nesh, baza e njohurive, aftësi, ide dhe infrastrukturë të cilat me nje organizim të mirë dhe mbështetje do të mund të japin rezultat, sado që ajo të duket vështirë”, tha Allagjozovski.

Në prezantimin e sotëm, këshilltari i posaçëm për Kulturë, Zllatko Teodosievski, prezantoi poentat kyçe nga projekt-strategjia për zhvillim të kulturës 2018-2022 dhe projekt planin aksional për vitin 2018, duke potencuar se gjatë përpilimit të këtij dokumenti është ardhur deri te përfundimi se Maqedonisë i nevojitet strategji e diskonuitetit.

Pas përfundimit të prezantimit të projekt strategjisë për zhvillim kulturor dhe projekt planit aksional, vijoi diskutimi mes të pranishmëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit