Shkup, program me rastin e Natës së Miraxhit

Mos i humb

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u organizua program me rastin e Natës së Miraxhit.

Programi u organizua pas namazit të akshamit në xhaminë e Mustafa Pashës, nën përkujdesjen e Zyrës së Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup dhe Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut.

Hafëzllarë dhe performues nga qytete të ndryshme të vendit recituan ilahi në gjuhën shqipe, turke dhe arabe, dhe lexuan pjesë nga Kurani.

Atasheu për Çështje Fetare pranë ambasadës turke në Shkup, Murat Alkan, ua uroi të gjithë muslimanëve Natën e Miraxhit.

“Miraxhi nuk mundet pa Kudsin. Miraxhi nuk bëhet pa Mesxhid al-Aksanë. Edhe një herë duke përkujtuar Mesxhid al-Aksanë, dëshiroj të theksoj se jemi lutur për vëllezërit tanë që në periudhë të fundit janë duke u persekutuar dhe janë të shtypur, se jemi pranë tyre dhe se Mesxhid al-Aksaja, Kudsi, çdo herë do të jetë kibleja e parë e muslimanëve”, tha Alkan, duke folur për rëndësinë e kësaj nate.

Në fund të programit u mbajt ligjeratë dhe u lexuan lutje.

Ndërkohë, edhe në qytete të ndryshme të Kosovës u organizuan programe me rastin e kësaj nate.

Ndryshe, Nata e Miraxhit shënohet në natën e 27-të muajit Rexhep sipas kalendarit islam, ndërsa paraqet natën kur profeti Muhamed (as) realizoi udhëtimin drejt qiellit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit