Shkurtimi i tatimit, kompanitë amerikane njoftojnë për rritje pagash

Mos i humb

Vetëm pakë orë pasi republikanët votuan të mërkurën ligjin i cili parasheh ulje të madhe të tatimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), një numër kompanish thanë se do të rrisin pagat për punonjësit e tyre, ndërkohë që paralajmëruan edhe bonuse më të mëdha.

Ligji në fjalë tashmë pret nënshkrimin e presidentit amerikan, Donald Trump, që pritet të ndodhë brenda pak ditësh, ku Shtëpia e Bardhë dhe Partia Republikane do të regjistrojnë fitoren e parë këtë vit në fushën e legjislacionit.

SHBA, miratohet reforma më e madhe tatimore në 30 vitet e fundit
Kompanitë përfshirë AT&T, Comcast, Fifth-Third Bank, Boeing dhe Wells Fargo thanë se tani do të rrisin pagat e punëtorëve të tyre, përfshirë edhe bonuse më të larta, duke e vënë në praktikë atë që e tha Partia Republikane se ulja drastike e tatimeve do të ndikojë për të mirën e punëtorëve.

AT&T njoftoi për një bonus fillestar prej 1.000 dollarë për rreth 200.000 punëtorë të saj, menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi. “Kongresi, duke punuar ngushtë me presidentin(Trump), mori një hap madhështor që tatimet e bizneseve amerikane të jenë në përputhje me pjesën tjetër të botës së industrializuar”, tha drejtori Ekzekutiv i AT & T, Randall Stephenson.

Banka “Fifth Third” tha se do të rrisë pagën më të ulët në 15 dollarë në orë, ndërkohë që njoftoi edhe për një bonus fillestar prej 1.000 dollarë për mbi 13.500 të punësuar, ndërkohë që edhe Wells Fargo, tha se paga minimale do të jetë 15 dollarë në orë. Sipas reformës së re, pritet të ulet shkalla tatimore e të ardhurave të qytetarëve të pasur, ndërsa shkalla tatimore e kompanive do të ulet nga 35 në 21 për qind.

Familjet me të ardhura mesatare, vitin e ardhshëm do të paguajnë mesatarisht 900 dollarë më pak, kurse për një për qind të amerikanëve më të pasur për rreth 51 mijë dollarë. Shumë analistë konsiderojnë se kjo është një fitore e madhe e qëlluar e presidentit amerikan, pas 11 muajve nga marrja e postit të tij./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit