Shndërroi lokalin në kazino dhe mbylli inspektorët e AMLF-së brenda tij, në kërkim pronari në Tiranë

Mos i humb

Në kërkim është shpallur një 59-vjeçar, pasi e kishte shndërruar lokalin e tij në Tiranë në “kazino” në zonën e Selvisë.

Në lokalin e marrë me qira nga S Beqo, sapo u shfaqën inspektorët për të ushtruar kontroll, ishin klientët që u larguan me vrap ndërsa punonjësit e AMLF mbetën të bllokuar brenda lokalit.

Nuk dihet nëse brenda lokalit ka qenë edhe pronari apo vetëm klientët.

Sipas informacioneve  ishin inspektorët ata që kanë lajmëruar policinë, të cilët pasi kanë mbërritur në vendngjarje kanë telefonuar zjarrfikësen për të nxjerrë inspektorët nga lokali.

Nga kontrolli u konstatua se ishin 8 makineta që përdoreshin për lojëra fati.

Ndërkohë forcat blu po punojnë për kapjen e S Beqos.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit