Shoferi që u kap me kokainë: “Maskat” që më ndaluan ishin nga jugu, njëri me dialekt shkodran

Mos i humb

Hasan Salihu, shoferi i trajlerit që u kap pak ditë më parë me 119 kg kokainë ka treguar itinerarin që ka ndjekur duke rrëfyer se është ndaluar nga katër persona të maskuar duke dhënë detaje në lidhje me fizikun dhe dialektin e tyre.

Sipas Salihut njëri prej personave që e kanë ndaluar ishte i gjatë rreth 180 cm dhe tre të tjerët më të shkurtër.

Të katërt ata, sipas tij janë të moshave 35-40 vjeç dhe të gjithë kanë qenë të maskuar.

“Me sa kam dëgjuar njeri ishte me dialekt nga zona e Shkodrës dhe tre të tjerët si nga jugu”, ka treguar ai.

“E thashë dhe me lart ishin 4 persona të moshës rreth 35-40 vjeç të veshur me të zeza si sportive njeri ishte i gjatë rreth 180 cm dhe tre të tjerët më të shkurtër dhe nuk e pashe se me çfarë makine ishin dhe se nga erdhën unë kisha ndaluar në trafik dhe ata me dolën para më thanë

“Jemi shteti do se kontrollojmë” dhe me kontrolluan siç e përshkrova me lart.

Me sa kam dëgjuar njeri ishte me dialekt nga zona e Shkodrës dhe tre të tjerët si nga jugu. 

Me njërin që ka hipur te sedilja e parë kam komunikuar, ata të tjerë kanë bërë kontroll të kontejnerit”,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit