Shoferit të autobusit të aksidentuar në Kroaci, i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve

Mos i humb

Shoferi i autobusit nga Kosova që po kthehej nga Gjermania dhe po kalonte nëpër Kroaci, të cilin e zuri gjumi prapa timonit dhe shkaktoi një aksident ku si pasojë humbën jetën 10 persona, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Kujtojmë që shoferi 52-vjeç i autobusit nga Kosova, ishte marrë dje në pyetje nga Prokurori në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku ai kishte vendosur të mbrohet në heshtje.

E pas marrjes në pyetje, Franjo Kopuniq ka thënë para mediave kroate se për të është kërkuar t’i shqiptohet masa e paraburgimit.

Sipas dokumenteve të prokurorisë, shoferi në momentin e aksidentit kishte qenë i lodhur dhe i pasigurtë që të drejtojë mjetin brenda të cilit ishin dhjetëra pasagjerë kosovarë.

Si rezultat i kësaj, autobusi kishte dalë nga rruga dhe kishte përfunduar në një hapësirë të gjelbëruar, e si pasojë humbën jetën 10 persona përfshirë këtu edhe një shofer tjetër të autobusit.

Dhjetëra tjerë pësuan lëndime e disa prej tyre raportohet se ishin në gjendje të rëndë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit