Sholtes: Kosovarët plotësuan kriteret për viza, BE’ja ta kryejë detyrimin

Mos i humb

Raportuesi për Kosovën në Bashkimin Europian, Igor Sholtes, i ka bërë thirrje BE’së që të kryejë detyrimin që ka ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se shteti kosovar ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo ka përmendur edhe disa probleme që ka evidentuar në Kosovë.

“Kosova ka plotësuar të gjithë kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave, BE- ja duhet të kryejë detyrimin e saj”, ka thënë ndër të tjera Sholtes.

E problematikat që ka evidentuar Sholtes, kanë të bëjnë me korrupsionin e lartë, krimin e organizuar si dhe një problem që nuk është thënë më herët, e që është mungesa e konsensusit politik.

Sidoqoftë, këto qëndrime të raportuesit për Kosovën u prezantuan sot në sesionin plenar të Parlamentit Europian, ku u diskutuan edhe çështje të tjera të rajonit./

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit