SHPEJTO SA ËSHTË TREGU I HAPUR

Mos i humb

Nëse e ndien se nuk je aktiv në adhurime.

Nëse e ndien se Kurani nuk ndikon në shpirtin tënd dhe nuk lë asnjë gjurmë në të.

Nëse e ndien se përmendja e vdekjes nuk ndikon në ty.

Nëse e ndien se vazhdon në të njëjtin gjynah dhe në zemër nuk e ndien dhembjen e gjynahut.

Dije se me të vërtetë zemra jote ka vdekur.

Dije se me të vërtetë zemra jote ka vdekur.

Ka një rrugë të vetme për ta ripërtërirë jetën e zemrës, e ajo është, leximi i Kuranit me përulje dhe duke e medituar dhe dhikri (përmendja e Allahut) i shpeshtë. Dhikri është jetë për zemrën dhe e ringjall atë.

Ibën el Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thoshte:

Tregto sot për veten, ku tregu është prezent, çmimi i caktuar dhe malli i lirë, sepse do të vijë një ditë, ku në të nuk do të ketë mundësi të arrihet as te pakica e as te shumica e atij malli!

Ajo është Dita e Humbjes dhe e Fitimit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit