Shpend Ahmeti: Dialogu nuk do të vazhdojë, nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Mos i humb

Njëri prej kryesuesve të ekipit negociator, Shpend Ahmeti, në një konferencë për media ka shprehur skepticizmin e tij sa i përket arritjes së një marrëveshje me Serbinë.

“Jam shumë skeptik që do të ketë marrëveshje me Serbinë. Gjasat janë largë. Ne mendojmë se kemi dhënë mjaftueshëm. Nëse Serbia pret që të vazhdohet me konsensione, atëherë gjasat për për t’u arritur marrëveshja janë të vogla”, ka thënë Ahmeti, njofton KosovaPost.

Madje, kryetari i PSD-së ka konsideruar se bazuar në të dhënat e deritanishme, mund të konsiderohet se dialogu është ende në fazën fillestare.

“Është e qartë për neve si delegacion shtetëror, nga të gjitha burimet kemi konstatuar se kjo fazë e dialogut me Serbinë është në fazën fillestare. Në Bruksel na është thënë se nuk kanë asnjë dokument dhe se pret nga pala kosovare pozicionet që duhet të ngriten. Na është konfirmuar edhe nga presidenti Thaci se nuk ka asnjë draft asnjë marrëveshje me Serbinë dhe se është tash detyrë e delegacionit që të negociojë ashtu sië e kërkon rezoluta e Kuvendit”, ka thënë ai.

Sipas Ahmetit, platforma e delegacionit do të dërgohet në Kuvend në fillim të sesionit pranveror të Kuvendit, ndërsa ka thënë se dialogu me Serbinë nuk do të vazhdohet nëse ajo nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Platforma do të dërgohet në kuvend posa të fillojë sesioni pranveror. Ky dialog e ka një qëllim që ta mbyll procesin. Nëse nuk ka njohje nga ana e Serbisë, atëherë ky dialog as nuk ka kuptim e as nuk është e nevojshme që të vazhdohet. Kosova ka bërë mjaftueshëm kompromise dhe tash e kemi implementimin e marrëveshjeve. Tashmë i kemi krijuar 6 komisione që do punojnë në tema të ndryshme. Komisionet janë: komisioni për të zhdukur, (komisioni) për prona, (komisioni) për trashëgimi kulturore, (komisioni) për të drejtat e minoriteteve, komisioni për krimet e luftës dhe komisioni për ekonomi”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Në këtët konferencë për media ai ka bërë të ditur se është formuar edhe edhe grupi juridik që do të përbëhet nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit