Erdogan në Moskë: kokë me kokë me Putinin për Sirinë, rajonin, botën…

Mos i humb

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po udhëton për në Moskë, ku do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Erdogan do të jetë në një vizitë një-ditore dhe dy liderët pritet të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, çështjet globale dhe rajonale, duke përfshirë situatën në Siri.

Javën e kaluar, Erdogan botoi një artikull për gazetën ruse Komersant, në të cilën ai foli për bashkëpunimin turko-rus, veçanërisht kur është fjala për zgjidhjen e krizës siriane dhe luftën kundër terrorizmit.

Mediat turke raportojnë se vetëm vitin e kaluar, Erdogan dhe Putin biseduan 25 herë për çështjet aktuale, duke përfshirë situatën në Siri. Ata u takuan shtatë herë dhe folën 18 herë me telefon.

Ndër temat e diskutuara ishte blerja e sistemit mbrojtës S-400, i cili konsiderohet si një nga format më të rëndësishme të bashkëpunimit midis Turqisë dhe Rusisë së fundmi. Kjo çoi në një kundërshtim të fortë nga Shtetet e Bashkuara duke kërkuar një ndalesë të blerjes. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit