Shpend Ahmeti i reagon Thaçit: Nuk të kemi ofruar gadishmëri për ta pezulluar taksën

Mos i humb

Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti ka demantuar lajmin se ai dhe Fatmir Limaj si kryesues të ekipit negociator në takimin me presidentin Thaçi kanë ofruar gadishmëri për suspendimin e taksës. Sipas tij, Ekipi Negociator nuk është deklaruar për suspendimin e taksës, ashtu siç është thënë në komunikatën e lëshuar për media nga presidenca e Kosovës se ekipi negociator është deklaruar pro heqjes së taksës.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Disa media po informojnë se Delegacioni Shtetëror kinse qenka deklaruar për suspendimin e taksës.

Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës. Ka qëndrime te subjekteve të ndryshme dhe ato janë tashmë të njohura për publikun. Për më shumë, as unë nuk jam deklaruar për suspendimin, as në këto takime dhe as në takime tjera. Kemi folur për arsyeshmërinë e taksës dhe pse ka qenë e nevojshme.

Qëndrimi i SHBA është i qartë. Edhe arsyeja e taksës është e qartë. Tash i mbetet Kosovës me vendos se cili është interesi strategjik. Çfarëdo veprimi që shihet si fitore personale dhe fitore elektorale e dëmton Kosovën dhe pozicionin negociator të saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit