Pacolli flet me amerikanët për dialogun dhe taksën

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe Ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se është takuar me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley.

Pacolli deklaroi se ka njoftuar ekipin amerikan për përmbylljen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe vendimin për taksën.

“Si ekip, njoftuam parnerët tanë për punën dhe angazhimet shtetërore për përmbylljen e marrëveshjes që normalizon raportet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe nevojë. Në rrugëtimin tonë si shtet, partneriteti i ngushtë me SHBA është jetik dhe si i tillë do të jetë i pacenueshëm”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Postimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:

Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane.

Sot në zyrën e presidentit, në cilësinë e ministrit të punëve të jashtme, njëherësh edhe anëtar i Delegacionit, Shtetëror për Bisedime me Serbinë, bashkë me kolegët u takuam me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley.

Si ekip, njoftuam parnerët tanë për punën dhe angazhimet shtetërore për përmbylljen e marrëveshjes që normalizon raportet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe nevojë. Në rrugëtimin tonë si shtet, partneriteti i ngushtë me SHBA është jetik dhe si i tillë do të jetë i pacenueshëm.

Vendimi për taksën ka qenë shtetëror, i drejtë dhe legjitim.

Qëndrimi ynë do të jetë unik dhe në koordinim të ngushtë me aleatët amerikan.

Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit