Shpërndante kokainë teksa ishte në “arrest shtëpie”, pranga 31-vjeçarit

Mos i humb

KUKES– Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës, pasi shpërndante drogë teksa ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pavarësisht dënimit, kjo gjë nuk e pengonte të riun nga Kukësi që të shpërndante drogë, si kokainë apo kanabis.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet tip “BMW”, 3380 euro dhe një sasi lekësh.

Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Blic”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, në vijim të kontrolleve blic në të gjithë territorin, për goditjen e paligjshmërisë. Vihet në pranga 31-vjeçari që ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, i cili për të ushtruar këtë veprimtari shkelte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet, 3380 euro dhe një sasi lekësh.

Në vijim të kontrolleve blic në të gjithë territorin, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Blic”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi S. E., 31 vjeç, i cili dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, gjatë kohës që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet tip “BMW”, 3380 euro dhe një sasi lekësh. Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit