Shpërthim bombe në Bab të Sirisë

Mos i humb

Gjatë shpërthimit të bombës të vendosur në një automjet të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në Bab, veriu i Sirisë, ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër është plagosur.

Burimet lokale theksojnë se pjesëtarët e forcave të sigurisë vërejtën bombën e vendosur në automjetin e ULS-së në Bab, ndërsa u ndërmorën masa të larta të sigurisë.

Gjatë përpjekjes për ta çaktivizuar atë, bomba shpërtheu.

Përkundër përpjekjeve të mjekëve, një person vdiq dhe tjetri është ende në trajtim.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ekipet e sigurisë po hetojnë mundësinë e një sulmi nga anëtarët e organizatës terroriste YPG/PKK.

Gjatë sulmit i cili u krye dje në Bab u plagosën 13 civilë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit