Shpërthim me tritol gjatë natës në një mobileri në Milot

Mos i humb

Një shpërthim me eksplozov është regjistruar mbrëmë në një mobileri në Milot.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, në mobilerinë në pronësi të shtetasit Defrim Ajazi, banues në Tiranë.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

“Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë,   ka shpërthyer një sasi e  dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit