Zvicra ka nisur t`i kthejë azilkërkuesit në Afganistan

Mos i humb

Zvicra po rifillon deportimin në Afganistan të azilkërkuesve të refuzuar. Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) e ka konfirmuar këtë lajm për SRF.

Kthimet ishin pezulluar për shkak të pandemisë së koronës.

Rinisja e dëbimeve po shkakton kritika nga organizatat e të drejtave të njeriut – sepse Afganistani është një nga vendet me rrezikshmëri më të lartë në botë.

Por, në SEM thonë se se siguria e njerëzve në fjalë është e garantuar.

“SEM shqyrton çdo rast të veçantë, çdo person të vetëm, me të vërtetë saktësisht dhe në detaje, për faktin nëse ky person kërcënohet personalisht ose persekutohet,” thotë Lukas Rieder, zëdhënësi i Sekretariatit Shtetëror për Migracionin.

“Nëse janë të kërcënuar, këta njerëz mund të qëndrojnë në Zvicër dhe të njihen si refugjatë.

Por nëse nuk është kështu, atëherë një kthim në Afganistan është i mundur “.

Sipas SEM, aktualisht janë 144 azilkërkues të refuzuar nga Afganistani në Zvicër të cilët do të kthehen në vendin e tyre të lindjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit