Shpërthim në një metro në Suedi

Mos i humb

Një shpërthim ka ndodhur në stacionin e metrosë në lagjen Varbaygard, të rajonit Huddinge, në jug të kryeqytetit të Suedisë, Stockholm.

Në një deklaratë të publikuar nga zyrtari i drejtorisë së zjarrfikëses në Södertörn, Lars-Ake Stevelind, është theksuar se një shpërthim ka ndodhur në orët e paraditës dhe se si pasojë janë plagosur 2 persona.

Stevelind, ka deklaruar se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një bombe artizanale dhe se dy personat e plagosur të moshës 45 dhe 60 vjeç janë dërguar në spital.

Ndërkohë bëhet e ditur se ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen dhe se fokusimi është mbi mundësinë që shpërthimi mund të jetë i lidhur me terrorizmin./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit