Shpërthim në një stadium në Afganistan, 3 sportistë të vdekur

Mos i humb

Të paktën 3 sportistë kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në stadiumin e kriketit në qarkun Bati Kot të provincës Nangarhar, në lindje të Afganistanit.

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të Nangarharit, Attaullah Khogyani, për AA tha se, bomba e vendosur në stadiumin e kriketit ka shpërthyer gjatë një turneu, ndërsa si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 3 sportistë.

Ai theksoi se dy persona të plagosur nga audienca janë dërguar në spital, ndërsa gjendja e tyre është mirë.

Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit