Shpëtim Idrizi takon strukturat e PDIU- së, diskutohen për aktivitetet e Javës Çame

Mos i humb

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi është “rikthyer” në politikë pas një heshtje të gjatë pas zgjedhore.

Ditën e djeshme ai ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e kësaj force politike në njësitë e Tiranës.

Tema kryesore e këtij takimi ka qenë diskutimi në lidhje me organizimin e aktiviteteve që planifikohen të zhvillohen në Javën Çame dhe që do të kulmojnë me pelegrinazhin e datës 23 qershor, marrshimin në Qafë-Botë.

Këtë takim e ka bërë të ditur vetë z. Idrizi i cili me anë të një statusi në facebbok thkeson rëndësinë e këtyre aktiviteteve për komunitetin Çam në Shqipëri.

Statusi i plotë i z.Shpëtim Idrizi:

“Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të njësive në Tiranë, ku u diskutua për një sërë aktivitetesh që do zhvillohen gjatë Javës Çame, e cila do të kulmojë me pelegrinazhin e datës 23 qershor, ditën e shtunë, në varrezat monumentale të Kllogjerit dhe me marrshimin në Qafë-Botë, portën nga ku erdhën të parët tanë.
PDIU fton të gjithë shqiptarët ti bashkohen marrshimit në Qafë-Botë, ditën e shtunë, në 23 qershor.”

/Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit