“Shporta e Ramazanit 2019”, FRI ndan ndihma për nevojtarët dhe jetimët në Kosovë

Mos i humb

Pas Shqipërisë, me rastin e Mujit të Madhërueshëm të Ramazanit Fondacioni i Rinisë Islame me qendër në Zvicër organizoi në Kosovë një tjetër aksion të madh bamirësie.

Familje të varfra dhe fëmijët jëtim ishin përsëri edhe këtë Ramazan fokusi i ndihmës së dhënë nga shëiptarët e Zvicrës për bashkatdhëtarët e tyre në Kosovë.

Stafi FRI-së të drejtuar nga vetë Kryetari Z.Lulzim Lecaj shpërndanë në Kosovë 400 pako me ndihma ushqimore.

Edhe Aksioni në u organizua në tri Komuna të ndryshme. Ai nisi nga Fushë Kosovë ku Fondacioni i Rinisë Islame me Qendër në Zvicër në bashkëpunim me Fondacionin “Freskia” bënë të mundur shpërndarjen e 50 pakove me ndihma ushqimore në këtë komunë.

Më pas aksioni i dhurimit të ndihmave vazhdoi në Komunën e Hanit të Elezit 100 pako ushqimore pako për familjet skamore dhe fëmijët jetimë. Në Këtë aksion mori pjesë edhe Hoxha Dr. Musa Vila.

Aksioni humanitar vazhdoi më pas me shpërndarje e 250 pakove me ndihma edhe në Mitrovicë ku e gjithë shpërndarja u organizua dhe drejtua nga vetë Kryetarët e dy Fondacioneve, Foncadioni i Rinisë Islame me Qendër në Zvicër z.Lulzim Lecaj dhe Kryetari i Fondacionit “Freskia”.

Ky është i disa vit më radhë që Fondacioni i Rinisë Islame me Qendër në Zvicër organizon projektin e shpërndarjes së ndihmave “Shporta e Ramazanit” për familjet e varfëra dhe jetimët Kosovë dhe trojet e tjera Shqiptare.

Qëllimi i këtij projekti është që tju vihet në ndihmë në këtë muaj të begatë familjeve të varfëra duke ja lehtësuar sadopak varfërinë dhe dhimbjen e mospasjes.

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit