Shpyllëzimi i Amazonit rritet për 20 për qind

Mos i humb

Zhdukja e pyjeve në Amazon është rritur për 20 për qind në nëntë muajt e fundit, tregoi një hulumtim.

Sipas hulutmimit të fundit të organizatës Imazon, e cila merret me studime mbi shpyllëzimin dhe zhdukjen e specieve të gjalla, në Amazon janë zhdukur rreth dy mijë kilometra katrorë pyje nga gushti i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, që përkon me një rritje prej 20 për qind.

Ekspertët kanë vlerësuar se shpyllëzimi i Amazonit ndodh për shkak të “prerjes së pakontrolluar të drunjve dhe krijimit të vendbanimeve”, ndërkohë që presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka akuzuar grupet aktiviste duke thënë se qëllimi i tyre nuk është mbrojtja e pyjeve të Amazonit, por pengimi i potencialit ekonomik të Brazilit.

Ndërkaq, ministri i Mjedisit Ricardo Selles në fillim të këtij muaji ka njoftuar se do të krijohet një fond për të mbrojtur pyjet e Amazonit dhe për të luftuar shpyllëzimin, duke paralajmëruar vizita në Gjermani dhe Norvegji për gjetjen e resurseve për këtë fond.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit