Përplasje në Kuvendin e Serbisë për çështjen e Kosovës

Mos i humb

Dy politikanë serbë janë përplasur sot në korridoret e Kuvendit të Serbisë për çështjen e Kosovës.

Anëtari i SNS-së, Dragan Shormaza ka filluar i pari sulmet me fjalë ndaj liderit opozitar të partisë ‘DVER’, Bosko Obradoviq, duke e quajtur “tradhtar” dhe “agjent”.

“Kur ke qenë në Kosovë”? ishte pyetja e cila iu bo Obranoviqit nga Shormaza në kohën kur ishte duke e bërë fjalimin e tij para medieve në korridoret e Kuvendit të Serbisë.

Në këtë përplasje është përfshirë edhe një zyrtar i SNS-së, Vladimir Gjukanoviq.

Obradoviq kishte thirrur konferencë për të folur rreth aksionit të sotëm në veri të Kosovës nga Policia e Kosovës, duke i thënë Shormazit se “ku është NATO për të mbrojtur sot serbët në veri të Kosovës”.

Në anën tjetër, Gjukanoviq ka thënë se gjatë ditës së djeshme, bashkëpartiaku i tij Obradoviq ka tentuar që të ndalojë deputetët të mos marrin pjesë në seancën e thirrur për Kosovën ku do të fliste Vuçiqi.

Sot në veri të Kosovës, Policia ka organizuar një aksion prej ku kanë mbetur të arrestuar dhjetëra persona, disa prej të cilëve edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit