Shqetësimi për bllokimin e tregjeve nga lufta në Ukrainë, Meta pret përfaqësues të agrobiznesit: Nxisim institucionet përgjegjëse për …

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar ditën e sotme me përfaqësues të agrobiznesit, prodhuesve dhe përpunuesve të ushqimit, si dhe të sindikatave të fushës së bujqësisë.274608393 498850471610193 832412032101178769 NMeta u shpreh se rritja e kostove të prodhimit, ulja e konkurrencës dhe rrudhja  e prodhimit vendas ka ndikuar negativisht në këtë sektor. Gjithashtu ai theksoi se situata është rënduar në sektorin agro-ushqimor si pasojë e bllokimit të tregjeve, për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.274677782 498850364943537 4169945259310622215 N (1)Statusi:

Situata e rënduar në sektorin agro-ushqimor dhe përballja me bllokimin e pritshëm të tregjeve për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, i dha tonin takimit shumë të frytshëm që pata sot me përfaqësues të agrobiznesit, prodhuesve dhe përpunuesve të ushqimit, si dhe të sindikatave të fushës së bujqësisë.

Dëgjova me shumë vëmëndje shqetësimet e tyre për rritjen e kostove të prodhimit, uljen e konkurrencës dhe rrudhjen e prodhimit vendas, diskriminimin e tij të pashembullt krahasuar me importet.274677782 498850364943537 4169945259310622215 N

U angazhova për të ndërmarrë së bashku të gjitha hapat e nevojshme, për të nxitur institucionet përgjegjëse shtetërore për nxitur ngritjen dhe zhvillimin e këtij sektori jetik për vendin, me synim mbështetjen e plotë të produkteve “Made in Albania” në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë së biznesit shqiptar sidomos në tregjet europiane dhe ndërkombëtare.

 

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit